SHQIPET.CH • AlbaChat • Rregullat e komunitetit

Rregullorja e Chat-it

Përshëndetje! Për ta mbajtur SHQIPET.CH dhe AlbaChat një vend të këndshëm dhe të sigurt për të gjithë, ju lutemi lexoni dhe respektoni rregullat më poshtë.

Rregullat e përgjithshme

Rregullat vlejnë për të gjithë përdoruesit e SHQIPET.CH dhe rrjetit AlbaChat.

1

Vetëm gjuha shqipe në publik

Në publik përdorni vetëm gjuhën SHQIPE; në privat mund të përdorni çfarëdo gjuhe.

2

Shmangni tekstet tepër të gjata

Mos shkruani tekste tepër të gjata (mbi 250 shkronja), sepse mund të bllokohen automatikisht.

3

Respektoni privatësinë e bisedave

Bisedat private mos i publikoni pa lejen e personave të përfshirë.

4

Ndalohen nofkat e papërshtatshme

Ndalohet përdorimi i nofkave të pakuptimta, ofenduese, provokuese, seksuale, raciste apo fetare.

5

Shembuj të nofkave të palejuara

Më poshtë janë kategoritë e nofkave që nuk lejohen në rrjet:

  • Të pakuptimta: gdfgf, aaaaaa1, asasas etj.
  • Ofenduese: nofka me fyerje ose gjuhë denigruese.
  • Provokuese: nofka me përmbajtje seksuale ose provokuese.
  • Raciste: nofka që përçmojnë ose diskriminojnë grupe njerëzish.
  • Fetare: nofka që përdorin tituj ose emërtime fetare në mënyrë të papërshtatshme.
6

Pa proxy ose anashkalim sigurie

Mos përdorni proxy ose firewall për të anashkaluar masat e sigurisë së rrjetit.

7

Nuk lejohet flood-i

Nuk lejohet flood-i: dërgimi i shpejtë ose i përsëritur i mesazheve të panevojshme.

8

Nuk lejohen klonet

Nuk lejohen klonet, pra lidhja me shumë nofka njëkohësisht nga i njëjti përdorues.

9

Nuk lejohen reklamat

Nuk lejohen reklamat e asnjë forme. Linket e YouTube mund të tolerohen, por mos e përsëritni të njëjtin link.

10

Ndalohet reklamimi i profileve & të dhënave personale

Ndalohet reklamimi i faqeve, profileve të Facebook, Skype, Twitter, Instagram, adresave të emailit, numrave të telefonit apo informatave personale.

11

Mos shkruani me shkronja të mëdha

Mos shkruani me SHKRONJA TË MËDHA (CAPS LOCK) në kanalet publike.

12

Mos përsëritni të njëjtat fjali

Mos i përsëritni të njëjtat fjalë ose fjali radhazi.

13

Ndalohen kërkesat për cyber sex

Kërkesat për cyber sex nuk lejohen. Nëse dikush ju kërkon diçka të tillë, largohuni dhe raportojeni.

14

Ndalohet kërkimi i parave

Ndalohet kërkimi i parave ose ndihmës financiare nga përdoruesit.

15

Ndalohet keqpërdorimi i nofkave

Ndalohet keqpërdorimi i nofkave dhe paraqitja e rreme. Shkelësit mund të përjashtohen pa paralajmërim.

16

Respektoni stafin dhe përdoruesit

Kërcënimet, diskriminimi, racizmi, sharjet dhe ofendimet ndaj stafit, chatit ose përdoruesve të tjerë ndalohen rreptësisht.

17

Mos e ndani një fjali në shumë mesazhe

Mos dërgoni nga një fjalë në çdo mesazh. Për shembull, mos e ndani një fjali kështu:

<Zemra123> tung<Zemra123> si<Zemra123> je?
18

Përdorni hapësira, jo pika mes fjalëve

Mos i ndani fjalët me pika; përdorni hapësira. Për shembull, shkruani "mirdita si jeni?", jo "mirdita.si.jeni?".

Nëse shkelni cilëndo nga këto rregulla, mund të përjashtoheni edhe pa paralajmërim.

Sqarim rreth spamfilter-it

Pse disa mesazhe mund të bllokohen automatikisht?

Mundohuni të mos shkruani tekste tepër të gjata, sepse ndonjëherë ato mund të bllokohen automatikisht nga chat-i.

Bllokimi ndodh për shkak të reklamave të shumta. Fjalitë që shkruani mund të përmbajnë të njëjtat shkronja ose modele si ato të faqeve që reklamohen.

Shembull: një mesazh që përmban përsëritje të shumta të shkronjës X mund të bllokohet nga filtri, për shkak të masave kundër reklamave të faqeve XXX.

Komandat për vizitorët

Komandat kryesore që mund t’ju ndihmojnë gjatë përdorimit të chatit (klikoni çdo komandë për ta kopjuar).

Hyrja në dhoma

Shfaq listën e dhomave në chat.

Ju mundëson të hyni në një dhomë.

Shembull për t’u futur në dhomën #kuiz.

Injorimi i përdoruesve

Injoron personin që ju shqetëson në privat.

Heq injorimin që keni vendosur më herët.

Shembull (ose /unignore DeviL).

Veprime dhe nofka

Dërgon një veprim në dhomë (p.sh. /me I përshëndes të gjithë!).

Ndryshon nofkën tuaj (p.sh. /nick DeviL ose /nick Nicku-juaj).

Privatësia e mesazheve

Bllokon mesazhet private nga nofkat e paregjistruara (-R e lejon).

Bllokon mesazhet private për të gjithë, përveç administratorëve (-D e heq).

Lejon mesazhe private vetëm nga personat në listën tuaj.

Lista e lejuar e privatësisë

Shfaq përdoruesit që mund t’ju shkruajnë privatisht.

Shton nofkën në listën e lejuar (p.sh. /openpm DeviL).

E mban nofkën në listë edhe pas shkëputjes.

Heq lejen që nofka t’ju shkruajë privatisht (p.sh. /closepm guest*).

Informacion dhe mesazhe

Shfaq më shumë informata rreth përdoruesit.

Tregon kur ka qenë dikush online (p.sh. !shiko DeviL ose !shiko *!chat@*.zemra.org).

Lë një mesazh offline (p.sh. !msg DeviL Vetëm desha të të përshëndes.).

Kujdes: mesazhet offline

Mund të lini mesazh për persona që përdorin të njëjtën nofkë sa herë që hyjnë në chat.

Nëse nuk përdorni gjithmonë të njëjtën nofkë, shënoni në fund të mesazhit se kush jeni.

Mbani mend: mesazhet offline janë të dobishme vetëm nëse marrësi mund t’ju identifikojë.

Masat disiplinore

Paralajmërim (Warning)

Paralajmërim verbal nga një operator për shkelje të vogla.

Kick / Shun

Largim i përkohshëm nga kanali ose kufizim për shkelje të rregullave.

Ban / G-Line

Ndalim nga kanali ose i plotë nga serveri për kohë të caktuar ose permanent.

Kontaktoni stafin e SHQIPET.CH

Për çdo problem, ankesë, kërkesë apo sugjerim, mund të kontaktoni stafin përmes faqes së kontaktit ose në dhomën #Ndihme. Ju urojmë biseda të këndshme!

Radio Zemra

Radio Zemra